E rëndë, një i ri nga Kosova vritet në Suedi, ishte kalimtar rasti

12:25 | 06 Korrik 2026
e-rende,-nje-i-ri-nga-kosova-vritet-ne-suedi,-ishte-kalimtar-rasti

Një i ri nga Kosova ka humbur jetën në Suedi. Ai dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë një konflikti mes bandave rivale. Viktima ishte kalimtar rasti.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e viktimës përmes një njoftimi publik, ku thuhet se i riu, Genti, nuk kishte lidhje me ngjarjen, por ishte kalimtar i rastit në momentin kur ndodhën të shtënat.

““Mbremë Genti na la tragjikisht nga plumbat e konflikteve te bandave te shumta në Suedi, ku Genti duke ecur ne lagje u vra aksidentalisht nga qerimi i hesapeve te bandave rivale”, thuhet në reagimin e familjes.

Komento: