E rëndë? Rryma mbyt nënën shqiptare bashkë me dy vajzat

20:30 | 28 Maj 2022

Rryma elektrike ka marrë jetën një gruaje së bashku me dy vajzat e saj.

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak më parë në Fushë Arrëz, ku për pasojë ka humbur jetën një grua dhe dy vajzat e saj.

A2CNN raporton se, nëna dhe vajzat e saj 15 dhe 18 vjeçare kanë rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike.

Nga sa mësohet nëna dhe një nga motrat shkuan për t’i ardhur në ndihmë vajzës tjetër, por humbën edhe ato jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Komento: