E rëndë: Vdes i riu në QKUK, e therën me thikë dhe e hodhën nga vetura në Prizren

22:25 | 07 Korrik 2024
e-rende:-vdes-i-riu-ne-qkuk,-e-theren-me-thike-dhe-e-hodhen-nga-vetura-ne-prizren

Ka ndërruar jetë 26-vjeçari që u ther me thikë mbrëmë në mesnatë në Prizren.

Ai vdiq mbrëmjen e sotme derisa po trajtohej në QKUK, ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Pas therjes me thikë, viktima është hedhur në rrugë nga një automjet në lëvizje.

Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 êshtë raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire ne toke. Patrolla policore i është pergjigjur rastit ku eshte kuptuar që viktima ishte therrur me thike. Eshte njoftuar urgjenca e qytetit, të njejtin e kane dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretmant mjeksor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet se viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur.

Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenzivi i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th. , mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë”, tha ai.

I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Komento: