E rrahu gruan dhe ia dëmtoi telefonin, arrestohet burri në Mitrovicë të Veriut

09:30 | 27 Nëntor 2023
e-rrahu-gruan-dhe-ia-demtoi-telefonin,-arrestohet-burri-ne-mitrovice-te-veriut

Është arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut, pasi i njëjti ka rrahur gruan e tij dhe më pas ia ka dëmtuar edhe telefonin.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se gruaja është intervistuar dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën kosovare, ndaj të njëjtës kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike si dhe ia kishte dëmtuar telefonin e saj. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: