Një person është arrestuar ditën e djeshme pasi e ka rrahur ish të dashurën e vet.
Ngjarja ka ndodhur në një nga motelet e Gjilanit.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova .tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilan Ismet Hashani.
“Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një nga motelet në komunën e Gjilanit. I dyshuari e ka rrahur ish të dashurën e tij me të cilën ka bashkëjetuar”, tha Hashani.
“Do të thotë aty ka ndodhur një mosmarrëveshje mes tyre. Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”.
Ai theksoi se viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka marrë.