E rrahu ish të dashurën në motel, arrestohet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E rrahu ish të dashurën në motel, arrestohet

22:29 | 09 Nëntor 2022

Një person është arrestuar ditën e djeshme pasi e ka rrahur ish të dashurën e vet.

Ngjarja ka ndodhur në një nga motelet e Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova .tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilan Ismet Hashani.

“Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një nga motelet në komunën e Gjilanit. I dyshuari e ka rrahur ish të dashurën e tij me të cilën ka bashkëjetuar”, tha Hashani.

“Do të thotë aty ka ndodhur një mosmarrëveshje mes tyre. Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Ai theksoi se viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka marrë.

Komento: