E respektojnë edhe në Turqi, Luka Modric merr duartrokitje nga tifozët kundërshtarë.
Kombëtarja e Kroacisë arriti fitore 2 me 0 ndaj Turqisë në ndeshjen e dytë të fazës para-kualifikim në Euro 2024.
Dy gola në këtë ndeshje i shënoi mesfushori i Chelseat.
Mateo Kovacic, por vëmendja ishte te Luka Modric, lojtari i Real Madrid që mori duartrokitje nga tifozët kundërshtarë, shkruan Lajmi.
Modric u largua nga loja në minutën e 84’të, duke u zëvendësuar nga Majer – dhe të gjithë tifozët kundërshtarë të Turqisë u ngritën në këmbë për ta duartrokitur ish-fituesin e Toptit të Artë.
Pas fitores së Kroacisë mbrëmë, ata shkojnë në kuotën e katër pikëve në dy ndeshje. Kurse Turqia mbetët me tre pikë në pozitën e tretë.