Një rast i rrëmbimit ka ndodhur dje.
Në qytetin e Pejës gjatë ditës së djeshme është regjistruar një rast rrëmbimi.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në qytetin e Pejës në ora 16:00, një grua ka raportuar në stacionin policor se ish-bashkëshorti i saj i ka rrëmbyer djalin, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, i dyshuari në këtë rast ish-bashkëshorti i viktimës e ka rrëmbyer djalin e tyre tetë vjeçar edhe është larguar në drejtim të panjohur.
Ndërkaq edhe prokuroria është njoftuar lidhur me këtë rast.