Bahtiri arsyetohet për sharjen me nënë që ia bëri qytetarit: Mendoj se ishte i dehur
Kryetari i Komunëns së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se personi që dëshiroi ta merrte fjalën gjatë tubimit të VV-së në Mitrovicë tentoi ta prish protokollin. Sipas Bahtirit, qytetari pasi u largua nga takimi ka kërkuar falje.
“Sot në Mitrovicë kemi vizituar minatorët, sindikatën e pavarur me Kurtin dhe Osmanin, duke vazhduar edhe në veri matanë urës së Ibrit. Kemi vizituar edhe pjesën ku janë dy parcela të Bashkësisë Islame. Kemi shkuar te Kodra e Minatorëve, na kanë pritur qytetarët”.
“Ka ardhur një djalë që ka qenë i panjohur për mua, mendoj se ka qenë i dehur. Dëshiroi ta marrë fjalë në mënyrë që ta prishë protokollin të cilin ne e kishim. Ai dëshirojke me cdokusht të ndërprenë këtë protokoll”, ka thënë Bahtiri në RTV Dukagjin.
Tutje, Bahtiri tha se ai person jeton në Prishtinë, e pasi është larguar nga vendtakimi ka kërkuar falje.
“Nuk e njoh atë person. Ai jeton në Prishtinë, me aq sa kam të dhëna. Ai ka qenë qytetar i Mitrovicës dhe ka ardhur në tubim si të gjithë qytetarët e tjerë dhe fatbardhësisht është larguar aty e më pas ka kërkuar falje”, shtoi Bahtiri.
Gjatë këtij takimi një person tentoi të pyeste diçka e nuk iu lejua. Në një video që u bë virale, Bahtiri shihej duke e sharë këtë person.