E shoqëruar nga Matini dhe Matina, Learta sjell imazhet me të bukura nga ‘trupi’ në Itali

14:35 | 22 Shtator 2021

Learta Jakupi vazhdon të jetë një personazh tejet i përfolur në publik.

Ajo u bë e njohur si reja e këngëtares së mirënjohur kosovare, Shyhrete Behlulit.

Learta dhe Kushtrimi së fundi janë bërë prindër për herë të dytë, ku ka një vajzë të cilës ia kanë vënë emrin Matina, shkruan ORAinfo.

Krahas kujdesit për fëmijët, Learta shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Ajo se fundmi është duke shijuar një ‘trip’ me dy fëmijët e saj, nënë dhe kunatën në Itali.

Nga atje, Learta ka publikuar disa foto ku shfaqet në krahë të djalit dhe vajës së saj.

Të veshur me stil dhe në disponim të mirë, ata po duken një familje e shkëlqyshme. /ORAinfo/

Komento: