Man Utd kompleton edhe një transferim tjetër.
Manchester United ka siguruar nënshkrimin e anësorit 18-vjeçar Facundo Pellistri nga Penarol me një marrëveshje pesë-vjeçare me opsion për një vit tjetër.
Ole Gunnar Solskjaer ka dëshiruar anësor të djathtë në skuadrën e tij dhe, me përpjekjet që dështuan për Jadon Sancho, vëmendja u kthye diku tjetër.
Anësori i Barcelonës Ousmane Dembele u konsiderua, por negociatat dështuan me United që dëshironte një marrëveshje huazimi dhe skuadra e La Liga një shitje të përhershme. Ëatford u kontaktua për Ismaila Sarr por, përsëri, ata nuk donin një marrëveshje huazimi.
Ndërsa asnjë marrëveshje nuk mund të finalizohej me anësor të djathtë, klubi ka përfunduar merkaton me dy anësorë adoleshentë pasi ata ranë dakord për një marrëveshje me Penarol për Pellistri me vlerë 10 milionë euro.
18-vjeçari ishte i lidhur me Real Madrid, Juventus dhe Atletico dhe së pari erdhi në radarin e United në shtator 2017, dhe skautët e tyre kanë vazhduar ta monitorojnë atë që nga ajo kohë.