“E takova dhe shkuam në shtëpinë e tij për se*s”, zbardhet dëshmia e shqiptares që u përdhunua dhe u plagos me thikë në Greqi: Më detyroi të…

14:42 | 31 May 2024

Gabriela Çelaj, një 33-vjeçare nga Kuçova është dhunuar dhe plagosur me thikë në Athinë nga një palestinez.

Ajo mbërriti në spital e dëmtuar në kokë dhe në të gjithë trupin dhe e plagosur me thikë në kofshë.

Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë. Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku gjetën një derë të mbyllur me dryn dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë.

Efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren Gabriela Çelaj, të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë.

Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjeç. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.

Një ditë pas ngjarjes, 33-vjeçarja ka dhënë dëshminë në polici, ku shprehet se nuk e njihte 27-vjeçarin më herët. Kur u takuan për herë të parë ditën e hënë, sipas shqiptares ata ranë dakort të shkonin në shtëpinë e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.

Pasi Gabriela ka hyrë në shtëpinë e tij, i riu palestinez e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj, gjatë së cilës ai ka vazhduar ta rrahë dhe që nga ai moment nuk ka mundur të mbajë mend asgjë në kujtesën e saj. Kur ajo u zgjua, ajo thirri për ndihmë.

Komento: