Parlamenti i Serbisë pritet që të mbajë seancë për Kosovën.
Kjo seancë është thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në këtë seancë do të paraqitet një raport gjashtë vjeçar i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky raport është përgatitur nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.
Për herë të parë në parlamentin e Serbisë do të diskutohet për Kosovën. Por kjo nuk duket se ka zgjuar interes tek opozita.
Ata pritet që të bojkotojnë edhe nesër Kuvendin, pasi që nuk duan që parlamenti të funksionojë deri sa Vuçiq.
Por ka edhe nga opozita që mendojnë që prezenca nesër është e domosdoshme. Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq beson që prezenca nesër do të thotë shfuqizim i Vuçiqit.
Presidenti serb ka shtatë vite që injoron parlamentin rreth temës së Kosovës, përkundër kërkesave të shumta të opozitës.
Një nga liderët opozitarë, Boshko Obradoviq beson që ka tema më të rëndësishme për t’u biseduar në Kuvend. Sipas tij, Mediat e lira dhe të drejtat janë tema që mund të diskutohen në parlament.
Nesër po ashtu pritet që të flitet rreth kundër masave të mundshme ndaj Kosovës si përgjigje ndaj taksës 100%.