E thotë Hazard, ja kush është futbollisti më i mirë në botë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E thotë Hazard, ja kush është futbollisti më i mirë në botë

15:10 | 13 Janar 2019

Ylli i Chelseat, Eden Hazard thotë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, qëndron i vetëm në krye si lojtari më i mirë në botë.

Viteve të fundit bota e futbollit është sunduar nga Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë fituar nga pesë Topa të Artë.

Debati se cili futbollistë është më i mirë gjithmonë ka qenë aktual në vitet e fundit dhe së fundmi i është bashkuar edhe ylli i Chelseat, Hazard.

Hazard këmbëngul se Messi është më superior se ai, por edhe se sulmuesi i Juventusit, Ronaldo.

“Nuk ka dy më të mirë, por ka vetëm një që është më i miri i të gjitha kohërave, është ai, Lionel Messi”, ka thënë fillimisht Hazard për HLN.

“Dy ndeshjet kundër Barcelonës nuk ishin kujtimet e mia më të mira që nga 2018”.

“Isha i lumtur të luaja kundër Barcelonës dhe Messit, por unë nuk e dorëzova”, përfundoi ylli belg.

Ndryshe, Hazard kohëve të fundit është duke u lidhur me një transferim të Real Madridi.

Komento: