Pedro luajti ndeshjen e fundit me Chelsean.
Pedro Rodriguez nuk do ta veshë më fanellën e Chelseas.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Frank Lampard.
Pas ndeshjes së fundit në Premierligë për sezonin 2019/20, Lampard e falënderoi Pedron për kontributin e dhënë përgjatë gjithë këtyre viteve, duke i uruar fat në karrierë.
32-vjeçari ka qenë pjesë e Chelseas që nga viti 2015.
Ai ka bërë 204 paraqitje, ka shënuar 43 gola.
Serie A, në veçanti Roma duket të jetë destinacioni i ardhshëm i ish futbollistit të Barcelonës.