E tmerrshëm: Një shtatë vjeçar nga Kosova theret me thikë në Zvicër

20:44 | 21 Mars 2019

Ngjarje e rëndë në Zvicër.

Në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit në Zvicër, sot rreth orës 12:30 është therur me thikë një 7 vjeçar, që siç merret vesh është kosovar me prejardhje nga komuna e Lipjanit.

Sipas medieve zvicerane, djali ishte duke shkuar në shtëpi, pas përfundimit të mësimit, kur edhe është qëlluar me thikë derisa, është gjetur në rrugë nga mësuesi i tij.

Më pas fëmija është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve ka bërë të ditur Peter Gill, zëdhënës i zyrës së prokurorisë së Baselit, njofton Klan Kosova.

Pas veprimeve hetimore që nisën menjëherë, zyra e prokurorit shkruan se një një grua e moshuar u pa duke u larguar nga skena e krimit. Pak kohë më vonë, një grua 75-vjeçare zvicerane u kthye në zyrën e prokurorit publik në Ëaaghof dhe rrëfeu për krimin. Derisa pas kësaj deklarate u arrestua.

Akoma nuk dihen motivet e rastit, ndërsa banorët janë shumë të shqetësuar për rastin.

Komento: