Një 14-vjeçare ka humbur jetën derisa po mbushte telefonin.
Një nxënëse nga Rusia u mbyt në një banjë pasi që mori një goditje elektrike masive nga telefoni i saj kur ai i ra në ujë në banjë, shkruan Daily Mail.
Yulia Vysotskaya po e karikonte celularin e saj kur rrëshqiti.
Prindërit menjëherë thirrën ambulancën por vajza vdiq menjëherë pas goditjes, thuhet në raportin mjekësor.
Ky është rasti i tretë i raportuar në më pak se një vit në këtë vend, pavarësisht paralajmërimeve nga ekspertët rreth rreziqeve të përdorimit të telefonave të mençur në banjë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, kampionia e arteve marciale ruse Irina Rybnikova, 15 vjeç, humbi jetën menjëherë pas përdorimit të iPhone saj në banjë në shtëpinë e saj në Bratsk të Siberisë.