E tmerrshme, 21 vjçari rrahu gruan shtatzënë

19:02 | 29 Nëntor 2020

Policia arreston 21 vjeçarin shqiptar në Itali.

Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtatzënë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Castelfranco, pranë Modenas, pas një konflikti për motive të dobëta.

I riu shqiptar, vetëm 21 vjeç, kishte goditur me shkelma dhe shpulla bashkëshorten e tij, gjithashtu shqiptare.

Pas plagëve të marra nga dhuna e ushtruar, bashkëshortja u dërgua në Spitalin e Modenas, ndërsa 21-vjeçari shqiptar përfundoi në prangat e karabinierëve

Identiteti i të arrestuarit nuk është bërë ende i ditur.

Komento: