E tmerrshme: Ahmet Kalaja për vdekjen e gazetarit Arton Turkaj, “po mos u tallni me Zotin, se të len zemra diku”

11:48 | 28 Dhjetor 2023

Imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja, ka reaguar për vdekjen në moshë të re të gazetarit kosovar Arton Turkaj.

Ashtu si shumë persona të tjerë që kanë reaguar pas vdekjes së gazetarit, Kalaja e ka shpërndarë një status të gazetarit dhe në mbishkrim Imami ka shkruar “Po mos u tallni me Zotin; se të len zemra diku”.

Gjatë ditës së djeshme ky rast ngjalli shumë reagime, e të shumta ishin edhe ngushëllimet për familjen Turkaj, në mesin të cilëve dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Arton Turkaj, ishte edhe personazh i njohur i rrjeteve sociale. Ai u shqua për humorin e tij.

Por, pas vdekjes së tij ka pasur edhe njerëz që kanë shkuar shumë larg, duke iu gëzuar vdekjes së tij, e duke u shprehur të lumtur.

Këtyre reagimeve skandaloze si duket iu është bashkuar edhe imami, Ahmet Kalaja.

Komento: