Babai privoi nga jeta djalin 8-vjeçar, nëna e tij kërkonte mbrojtjen e fëmijës nga institucionet prej 1 viti.
Një ngjarje e rëndë ndodhi më 17 janar ku 8 vjeçari Thomas Valva u privua nga jeta barbarisht nga babai i tij Michael Valva, i cili ishte polic në Nju Jork. Tragjedia u thellua me tepër kur u mësua se nëna e tij për më shumë se një vit, u kishte kërkuar punonjësve të mirëqenies së fëmijëve të ndërhynin për të mbrojtur fëmijën nga pakujdesia dhe a.buzimi i burrit të saj.
Thomas vdiq nga hipotermia pasi dyshohet se ishte i uritur, rrahur barbarisht dhe lënë jashtë gjithë natën në të ftohtë nga babai i tij, shkruan Daily Mail. Në shtator të 2017, Gjykata i dha kujdestarinë Valvas mbi të tre djemtë dhe madje ndaloi Justyna të shihte fëmijët e saj. Ditën e vendimit, Justyna raportohet të ketë thënë: ‘Ai do të privoi nga jeta fëmijët e mi’.
Që nga ajo ditë, Justyna ka mbledhur dokumente, të marra nga New York Daily News, që tregojnë se si punëtorët e mirëqenies së fëmijëve injoruan shenjat e abuzimit ndaj fëmijës. Justyna i tha gazetës se ajo filloi të takohej me Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve në 2017, në të njëjtin vit kur ajo humbi kujdestarinë e fëmijëve të saj. Në një takim në dhjetor të 2017, ajo kujtoi se si punonjësi, Michelle Clark, nuk pranoi të merrte asnjë provë që provonte dhunën e ushtruar ndaj 8 vjeçarit.
Valva kishte tre djem nga një martesë e mëparshme ndërsa Pollina kishte tre vajza dhe donin të ndërtonin një familje të lumtur. Tashmë të pesë fëmijët janë vendosur në kujdestarinë e Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve.