E tmerrshme, kamerat kapin momentin kur Gattuso i bie shuplakë në fytyrë Rrahmanit

20:33 | 21 Shkurt 2021

Kamerat kapin momentin kur Gattuso ia ‘prish’ fytyrën Rrahmanit.

Atalanta sonte (e diele) mposhti Napolin me rezultat bindës 4 – 2.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan lajmi.net.

Edhe pse kishte mundësi ta zëvendësonte, njësoi si secilin lojtar, trajneri Gennaro Gattuso e la të zhvillonte ndeshjen e plotë.

Mirëpo, në fundin e ndeshjes, kamerat kanë kapur momentin, kur Gattuso ia ‘prish’ fytyrën Rrahmanit.

Disa media italiane, raportojnë se tekniku italian më pas e përqafoi kosovarin, derisa shumica e mediave të tjera e shohin si akt skandaloz.

Kjo nuk është hera e parë që Gattuso bën këto lloj sjellësh me lojtarët, ngase njihet si trajner që zemërohet shumë kur lojtarët bëjnë gabime.

Komento: