Gjarpri 60 cm kishte hyrë në krevat.
Një nënë nga Melburni ka nxjerrë shtëpinë në shitje dhe është betuar që nuk do kthehet më aty pasi u trondit nga një gjarpër.
Ajo mbeti e shtangur kur shkoi tek krevati i vajzës së saj të vogël dhe gjeti pranë saj zvarranikun helmues.
Ishte hera e dytë brenda dy ditësh që ajo gjente në shtëpi gjarpërinj.
Heath Morehu tha se shkoi të vendoste vogëlushen tre muajshe në gjumë rreth orës 9 të mbrëmjes dhe mbeti e shtangur.
Gjarpri 60 cm kishte hyrë në krevat. E tmerruar, mori vajzën dhe i kërkoi bashkëshortit që ta hiqte zvarranikun.
Fatmirësisht asnjëri nuk pësoi ndonjë lëndim