E tmerrshme, nëna gjen gjarprin helmues në djepin e vajzës

22:55 | 11 Shkurt 2019

Gjarpri 60 cm kishte hyrë në krevat.

Një nënë nga Melburni ka nxjerrë shtëpinë në shitje dhe është betuar që nuk do kthehet më aty pasi u trondit nga një gjarpër.

Ajo mbeti e shtangur kur shkoi tek krevati i vajzës së saj të vogël dhe gjeti pranë saj zvarranikun helmues.
Ishte hera e dytë brenda dy ditësh që ajo gjente në shtëpi gjarpërinj.

Heath Morehu tha se shkoi të vendoste vogëlushen tre muajshe në gjumë rreth orës 9 të mbrëmjes dhe mbeti e shtangur.

Gjarpri 60 cm kishte hyrë në krevat. E tmerruar, mori vajzën dhe i kërkoi bashkëshortit që ta hiqte zvarranikun.

Fatmirësisht asnjëri nuk pësoi ndonjë lëndim

Komento: