Rast i rëndë.
Një nënë është shpallur fajtore për privimin nga jeta të djalit të saj trevjeçar, trupin e të cilit e fshehu më pas në një lodër, shkruan Mirror.
Një juri në Arizona, gjeti Raquel Barreras fajtore në dy akuza, për privim nga jeta dhe abuzime me fëmijë, pasi ajo nuk e lejonte djalin e saj të luante me askënd, të fliste apo të ushqehej.
Thuhet se Barrera dhe burri i saj Martin, të dy nga Tucson, e lanë fëmijën të vdi,qte nga uria dhe dje u gjet se nëna kishte krijuar edhe një dhomë ku torturohej djali i saj.
Sipas një raporti të autopsisë, ai vd,iq nga uria dhe neglizhenca.