E tmerrshme: Spitali në Jerusalem ku bebet po vdesin të vetmuara

22:48 | 20 June 2019

Në pamje të parë, asgjë nuk duket nuk duket jashtë normales në repartin e kujdesit intensiv për fëmijët. Nëntë shtretër ishin të mbushur me nëntë bebe të sapolindura, me të gjitha tubet e ngjitura në trupat e tyre. Infermieret ecnin e kalonin sikur çdo gjë është normale. Një punëtore tjetër e cila dukej pak e lodhur, i mbushte fletat me të dhëna.

Por diçka mungonte: Nuk kishte prindër

Disa ishin dërguar në shtëpi që të pushonin, ose të tjerë të stresuar duke pirë kafe në kafenenë e cila gjendej poshtë shkallëve. Por për dy bebe në këtë spital palestinez në Jerusalem, nënat e tyre ishin të ngujuar rreth një orë e gjysmë larg bllokadës së Izraelit – e cila e ndan rripin e Gazës nga pjesa tjetër e vendit. Të dy fëmijët vdiqën më vonë, e njëra pa e parë dy herë nënën.

Të porsalindurit palestinezë, të sëmurë rëndë janë viktima të luftës, dhe po vuajnë në spitale duke vdekur të vetmuar, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Izraeli lejon kalim të përkohshëm të palestinezëve nga Gaza për në Izrael, e këtë vetëm për raste mjekësore. Në të njëjtën kohë, i ndalon shumë prindër të pacientëve të largohen nga aty, e kjo bën që shumë të tjerë, edhe pse kanë familjarët në spital, të mos i vizitojnë ata.

Madje ndarja e fëmijëve nga familjet e tyre është aq e shpeshtë, sa që spitalet palestineze në Jerusalem, i lidhin familjarët e fëmijëve përmes Skype në mënyrë që ata t’i shohin fëmijët.

Për këtë madje ka reaguar edhe deputetja britanike, Rosena Allin-Khan tha se “Asnjë fëmijë në këtë botë nuk duhet të lejohet që të qëndrojë i vetmuar. Qeveria Britanike duhet të bëjë presion tek autoritetet izraelite që ta largojë këtë sistem jonjerëzor”.

Komento: