
Sigal Prishtinës ia thyejnë xhamin e autobusit
Sigal Prishtina sonte (e diele) fitoi Kupën e Kosovës duke mposhtur në finale Golden Eagle Yllin.
‘Bardhëkaltërit’ ishin më të mirë në të gjitha çerekët, derisa në fund fituan me rezultat 82- 76, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, befasia është se disa persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e autobusit të klubit.
Klubi përmes një postimi në Facebook postoi një foto të autobusit pas ndeshjes.
“PRIMITIVË!
Autobusi ynë pas ndeshjes”, shkroi klubi
