E tmerrshme, vajza nga Prizreni dyshohet se privoi nga jeta foshnjën e saj, u gjet në çati

19:30 | 27 April 2019

Foshnja një javëshe që dyshohet se u privua nga jeta nga e ëma e saj në Prizren.

Një 27-vjeçare nga Prizreni, pasi kishte lindur foshnjën e saj në shtëpi, dyshohet se e kishte privuar nga jeta atë.

Sipas policisë së rajonit të Prizrenit, trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në çatinë e e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion.

Të premten rreth orës 22, Policia kishte sjell në Spitalin e Prizrenit për t’i bërë kontrolle, gruas e cila kishte lindur në shtëpinë e saj, raporton KTV-ja.

Pasi është konstatuar gjendja shëndetësore, 27-vjeçarja, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Admir Shala, ka konfirmuar rastin, duke shtuar që do të punojnë për caktimin e parab,urgimit për të dyshuarën.

Trupi i pajetë i foshnjës, me vendim të prokurorisë, është dërguar për obduksion.

Komento: