E tradhtojnë lotët, ky është momenti kur emocionohet fort Ramush Haradinaj

16:47 | 19 July 2019

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, raporton ORAinfo.

Arsye për këtë vendim ka qenë ftesa që ka marrë për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Gjykatën Speciale si i dyshuar.

Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.

Ai ka qenë shumë i emocionuar gjatë kohës sa ka folur para mediave. Ai madje ka shpërthyer në lot gjatë fjalimit të tij. /ORAinfo/

Video nga momenti kur Ramush Haradinaj nuk i mban lotët…

Komento: