E transferoi në verë, Barcelona po e shet dështakun atje ku pak kush priste

16:17 | 18 Dhjetor 2018

Barcelona po konsideron shitjen e futbollistit brazilian, Malcom pasi mori një ofertë të madhe 58 milionë funte nga një klub kinez, raporton The Sun përcjell ORAinfo.

Ai vetëm u transferua në Camp Nou në verë, por ka bërë vetëm gjashtë paraqitje.

Emri i këtij klubi nuk është specifikuar, megjithatë Barça mund të jetë duke e konsideruar këtë ofertë për 21 vjeçarin i cili nuk po gjen vend në Camp Nou.

Përpos kinezëve, për të interesim kanë shprehur edhe disa klube të tjera, përfshirë edhe Romën, të cilës Barça ia mori para hundësh lojtarin verën e kaluar./ORAinfo/

Komento: