E trishtë | I riu që u gjet i vdekur dyshohet se u vetëvra, familjarët e gjetën të varur në një lis në fshatin Brod

23:08 | 11 Dhjetor 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Brod të Shtërpcës, ku një i ri i raportuar si i zhdukur është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, të cilët dyshohet ta kenë gjetur të varur në një degë të një lisi raporton Sinjali.

Sipas të dhënave të para, viktima Yll Iseni, afro 19 vjeçar, ishte larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit të 10 dhjetorit dhe nuk ishte kthyer më, ndërsa familja nuk kishte pranuar asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Pas raportimit të zhdukjes në Policinë e Shtërpcës, kërkimet kanë vazhduar deri të nesërmen.

Më 11 dhjetor 2025, rreth orës 13:00, familjarët që po kërkonin për të riun e kanë gjetur të pajetë në vendin e quajtur “Prroni i Madh”, të varur me litar në një lis. Ata kanë prerë litarin dhe e kanë ulur trupin në tokë, pas së cilës kanë njoftuar Policinë.

Hetuesit Rajonalë të Ferizajt dhe Forenzika kanë dalë në vendngjarje, ku janë kryer ekzaminimet teknike, fotografimet dhe janë intervistuar dëshmitarët, shkruan Sinjali.

Prokurori i Shtetit, ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML Prishtinë për obduksion dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Rasti po trajtohet si hetim mbi vdekjen.

Komento: