E trishtë: Nesër i jepet lamtumira e fundit 30-vjeçarit që humbi jetën pasi u ther me thikë në Gjakovë

18:46 | 05 Maj 2026

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 02:20, në rrugën “Mbretëresha Teuta”, në Gjakovë ku një i ri ka humbur jetën pasi u ther me thikë pas një konflikti.

Siç raportoi Sinjali, viktima e këtij rasti ishte Rexhë Brahimaj, i cili fillimisht ishte paraqitur në QKMF me plagë të rënda në gjoks.

Sipas stafit mjekësor, viktima kishte ende shenja jete dhe vetëdije, por gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, gjendja e tij është përkeqësuar dhe rreth orës 03:10 ka ndërruar jetë.

Lamtumira e fundit të ndjerit do t’i jepet nesër, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Jabllanicë.

Komento: