Ngjarje shumë e rëndë. Një grua ka vdekur si pasojë e një orteku bore.
Një britanike ka vdekur në Alpet franceze pasi e ka zënë një ortek bore, thanë shërbimet e shpëtimit.
Incidenti ndodhi të shtunën në akullnajën Argentiere, një nga akullnajat më të mëdha të Mont Blanc.
Njësia e Specializuar e Kërkimshpëtimit në Malet e Larta tha se u lajmërua për rastin nga një person rreth orës 17:00.
Punonjësit e shpëtimit dhe një mjek u dërguan me helikopter për ta shpëtuar viktimën. Por ana nuk ishin në gjendje ta rikthenin në jetë 45-vjeçaren, tha koloneli Bertrand Host i Njësisë së Shpëtimit Malor.
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e gruas. Zyra e prokurorit publik lokal tha se gruaja dhe partneri i saj kishin qenë duke bërë skijim me një udhërrëfyes malor, dhe po ngjiteshin në Col du Tour Noir kur ndodhi orteku.
Prokurori ka hapur një hetim për vrasjen nga pakujdesia për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së gruas dhe ka urdhëruar që të ndjerës t’i bëhet ekspertiza