E trishtë: Varroset sot Meritoni Koprani, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik në Podujevë

13:35 | 12 Prill 2026

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku Meriton Koprani, 22-vjeçar nga Prishtina, ka ndërruar jetë më 11 prill rreth orës 20:00, pas disa ditësh trajtimi në QKUK.

Ai ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku të ndodhur më 5 prill në fshatin Llugë të Podujevës, ku ishin përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, në të cilën i ndjeri ishte pasagjer.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në kohën e namazit të ikindisë.

Komento: