E tupshme, ja ku kanë përfunduar këto rroba të dërguara nga Kosova

09:10 | 29 November 2019

Shqipëria është prekur nga një tërmet i fuqishmë mëngjesin e së martës.

E mobilizimi i kosovarëve për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri vazhdon të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm.

Që nga momenti i fatkeqësisë që preku disa zona në Shqipëri, mijëra kosovarë kanë marrë iniciativën dhe udhën për të ndihmuar në mënyra të ndryshme vëllezërit e motrat tona, shkruan Indeksonline.

Por, ka të tillë që ndihmën janë duke e keqpërdorur. Një faqe që shet Online në Facebook ka hedhur në treg thasë me rroba të dërguara nga Kosova.

70 mijë lekë të vjetra iu është vënë çmimi rrobave e gjësendeve për të prekurit nga tërmeti.

Komento: