Ngjare e turpshme në një familje në Pejë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person është arrestuar në Komunën e Pejës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.
Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 09:00, derisa, i dyshuari raportohet se ka dëmtuar edhe disa orendi të shtëpisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari kishte dëmtuar edhe disa orendi të shtëpisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.