E veshur kuqezi, Elvana shkëlqen në imazhet e fundit

23:23 | 29 March 2019

Ajo është këngëtarja më e përfolur.

Të kapësh gabimet në stil te Elvana Gjata është mision i pamundur! Jo vetëm sepse ka shumë gusto, por sepse këngëtarja i beson stilistëve dhe dizajnuesve më të mirë shqiptarë.

Ndërsa për premierën e filmit “2 gisht mjaltë” në Tiranë, Elvana kishte zgjedhur një ngjyrë jeshile të ndezur, për premierën në Prishtinë ajo u shfaq me një stil komplet ndryshe.

Këngëtarja dhe aktorja nuk kishte zgjedhur fustan, por një kombinim mes streçeve dhe një bluze “crop-top” me fruda.

Sonte Elvana preferoi kombinimin mes të zezës dhe ciklamines, ndërsa çizmet ishin njësh me streçet. Flokët i kishte lënë të lëshuara dhe ashtu si gjithmonë kishte zgjedhur një makijazh jo shumë të rënduar.

Komento: