E veshur me fustan krejt rrjetë, Fjolla Morina ekspozon asetet e saj bombastike

18:12 | 20 Prill 2022

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ndonëse po qëndron larg aktiviteteve muzikore vëmendja nuk i mungon asnjëherë.

Ajo u qëndron afër fansave të saj me postime të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram, që shpesh herë janë provokuese, përcjell ORAinfo.

Fjolla ka qenë shumë e pranishme në mediat rozë. Kjo për martesën e bujshme me biznesmenin nga Kosova, Fisnik Syla.

Martesa e tyre u bë në ishujt Maldive, organizimi i të cilës kishe kushtuar mijëra euro.

E për këtë martesë, biznesmeni Syla është akuzuar nga agjencia e ishte marrë me organizimin se nuk e ka bërë pagesën qe i detyroheshin.

Akuza të cilat janë hedhur poshtë nga biznesmeni Syla, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, edhe pse martesa e tyre kushtoi mijëra euro, martesa e tyre zgjati
pak.

Çifti pa një sqarim në publik, po i vazhdojnë rrugët e ndara nga njëri-tjetri.

E pas ndarjes nga burri, Fjolla Morina po vazhdon të shfaqet provokeuse në çdo paraqitje.

Ajo se fundmi ka publikuar disa foto ku shfaqet e veshur me fustan krejt rrjetë.

Në këtë paraqitje ajo nuk ka hezituar t’i ekspozojë linjat e saj bombastike. /ORAinfo/

Komento: