Luana Vjollca vazhdon të jetë pjesë e mediave rozë.
Modelja dhe këngëtarja shqiptare, ka hedhur një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram gjersa shfaqet në një fustan dypjesësh, shkruan lajmi.net.
Luana ka zgjedhur ngjyrën vjollcë, e nuk ka dyshim se duket mjaft joshëse në fustanin e prerë anash.
Ndërkohë që nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e ndryshme nga fansat e shumtë në Instagram.
Ajo gjithashtu është duke e shijuar edhe suksesin e këngës së fundit “Boll u bo tu vujt”, ku ka marrë mbi 3 milionë shikime në platformën, YouTube.