E veshur me fustan të shkurt e të ngushtë, Learta shfaqet joshëse rrugëve të Milanos

19:06 | 21 Shtator 2021

Learta Jakupi vazhdon të jetë një personazh tejet i përfolur në publik.

Ajo u bë e njohur si reja e këngëtares së mirënjohur kosovare, Shyhrete Behlulit.

Learta dhe Kushtrimi së fundi janë bërë prindër për herë të dytë, ku ka një vajzë të cilës ia kanë vënë emrin Matina, shkruan ORAinfo.

Krahas kujdesit për fëmijët, Learta shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Ajo se fundmi është duke shijuar një ‘trip’ me nënë dhe kunatës e saj.

Learta sot ka publikuar disa foto nga vizita e saj në Milano të Italisë.

E veshur me fustan të shkurt e të ngushtë, Learta po duket kaq joshëse rrugëve të Milanos. /ORAinfo/

Komento: