Ata të dy së shpejti do të bëhen prindër të fëmijës së parë.
Futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka, që është vëllau i futbollistit të Arsenalit, Granit Xhaka, edhe pak ditë e ndajnë për të përjetuar ndjenjën e të qenurit prind për herë të parë.
Ai dhe gruaja e tij Arbnora, së fundmi kanë publikuar një fotografi ku shihen të buzëqeshur në pritje të fëmijës së tyre.
Futbollisti i Baselit tash e sa kohë ka bërë të ditur se po pret të bëhet baba.
Dhe duket se momentet e fundit ai po i pret me padurim.