Nuk ka diskutim që zëri i saj është më i ëmbëli që keni dëgjuar.
Shyhrete Behluli është një nga këngëtaret më të komentuara në rrjetet sociale e mediat rozë.
Jeta e saj luksoze dhe ahengjet e shpeshta në familjen e saj kohëve të fundit, kanë qenë më së të përfolura.
Por, ajo sot ka qëndruar larg ahengjeve e familjes.
Bilbili i këngës popullore ka dal në parkun e Gërmisë ta shijojë një kafe me shoqet e klasës.
Duket që këngëtarja pavarësisht famës dhe viteve që kanë kaluar, ajo nuk e harron shoqërinë e vjetër.