E veshur si vajzë e re, gruaja e Kadri Veselit shkëlqen me stilin e saj

18:00 | 10 Maj 2019

Gruaja e Kadri Veselit, ka shkëlqyer në Bienaljen e Venedikut.

Edhe sivjet Kosova ishte pjesë e Bienales së Venedikut, ku artisti i mirënjohur, Alban Muja ka paraqitur projektin e tij “Family Album”, që përshkruan vuajtjet e shqiptarëve gjatë luftës.

Në hapjen e pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut të pranishëm kanë qenë fytyra të njohura të politikës kosovare, si: kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe deputeti Memli Krasniqi.

Të tre këta emra të njohur kanë qenë të pranishëm së bashku me bashkëshortet e tyre, ndërsa Alban Muja me të dashurën, shkruan rtv21.tv

Kjo shihet nga disa imazhe nga Bienalja, ku përkrah artistit Muja dhe politikanëve të Kosovës janë parë më të dashurat e tyre.

Bashkëshortja e Veselit ka pasur të veshur një fustan ngjyrë të verdhë të kombinuar me ngjyrë të zezë, gruaja e Memlit ishte veshur me ngjyrat hintë dhe bardhë, ndërsa, ajo e ministrit Gashi me ngjyrat bardhë e zi. Kujtojmë se vitin e kaluar në Bienalen e Venedikut, Kosova kishte hapur Pavijonin e saj “Qyteti është gjithandej” të kuratores Eliza Hoxha

Komento: