“E vetmja shpresë tek ti”, Osmani publikon mesazhet e qytetarëve pas bashkimit me LDK-në

19:30 | 09 Maj 2026
“e-vetmja-shprese-tek-ti”,-osmani-publikon-mesazhet-e-qytetareve-pas-bashkimit-me-ldk-ne

“Trashëgimtare e kryetarit historik”, “tont na ke me veti”, “e vetmja shpresë tek ti” dhe “Presidentja më e mira prej Rugovës je ti”, janë disa nga mesazhet me të cilat është pritur ish-presidentja Vjosa Osmani gjatë takimeve me qytetarë në vende të ndryshme të Kosovës.

Osmani ka publikuar një video në “>Facebook, ku ka ndarë momente nga takimet me qytetarët dhe mbështetjen që ka marrë gjatë këtyre vizitave.

“E ke bo një punë të shkëlqyer sidomos në arenën ndërkombëtare”, dëgjohet t’i thotë një qytetar tjetër Osmanit.

Krahas videos, Osmani ka bërë thirrje për pjesëmarrje në takimin e përbashkët që do të mbahet të dielën nga ora 18:00 në AMC Hall, së bashku me kandidatin për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndërsa ajo vetë si kandidate për presidente nga kjo parti.

“Ju ftoj nesër, të dielën në AMC Hall, në ora 18:00. Le t’i bashkojmë zemrat dhe ëndrrat. Le të bashkohemi të gjithë”, tha Osmani.

Komento: