Sinjali më herët raportoi për një rast në qytetin e Shtimes, ku një qytetari i është vjedhur vetura nga oborri i shtëpisë së tij gjatë natës.
Sinjali mësoi se ankuesi, T.H., ka raportuar se vetura e tij e tipit “Renault Trafic”, me targa 05-522-EO, është zhdukur nga oborri i shtëpisë së tij në rrugën “De Rada”.
Por, burime të sigurta të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se është identifikuar dhe arrestuar personi që dyshohet për vjedhjen e veturës.
I dyshuari është: Shqiprim Llugaxhiu, rreth 25-vjeçar, banues në rrugën “Faik Konica” në Shtime, shtetas shqiptar.
Sipas burimeve, ndaj tij janë ndërmarrë procedurat ligjore për veprën penale “Vjedhje e rëndë e automjetit”, ndërsa vetura është lokalizuar dhe është sekuestruar nga Policia si provë materiale.
Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të konfirmuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.