Matthijs De Ligt thotë se vendimi për të ardhmen e tij është ‘afër’.
Mbrojtësi i yllit të Ajax, Matthijs de Ligt, vazhdon të flasë në terma të fshehtë për të ardhmen e tij përpara sezonin e ardhshëm.
Në një intervistë me kanalin televiziv holandez RTL4, De Ligt zbuloi se po vlerëson katër oferta që janë në tryezë: FC Barcelona, Juventus, Manchester United ose vazhdojnë në Ajax, përcjll ORAinfo.
“Ka disa opsione dhe me të vërtetë dëshiroj të zgjedh më të mirën, jam shumë i ngazëllyer për atë që mund të ndodhë në të ardhmën më të afërt, por gjithashtu përpiqem të qëndroj i qetë, e shoh këtë si sfidë, është më e rëndësishmja dhe logjike, një mundësi është më e mirë se një tjetër”, ka thënë ai.
Edhe një herë, ai foli pa e përcaktuar të ardhmen e tij, edhe pse tashmë ka ndodhur që oferta e Juventusit është superiore ndaj Barçës ekonomikisht.
Mbrojtësi mund të zgjedhë të transferohet në Torino, ose të luftojë për një mundësi që të transferohet në Barcelonë, për t’u bashkuar me ish-shokun e tij Frenkie de Jong. /ORAinfo/