Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është duke kërkuar shërim në Zvicër.
Sali Berisha u largua dje nga Shqipëria për të marrë pjesë në Forumin të Krans Montana në Zvicër, por sipas deputetit të opozitës së re Kujtim Gjuzi, ish kryeministri është larguar sepse është sëmurë.
I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Gjuzi u shpreh se “Baca” është pa qejf dhe se madje ai e dinte edhe se në çfarë klinike po qëndron.
‘Është pa qejf, po të duash të them dhe klinikën. I uroj shërim të shpejtë dhe të vi të vendoset këtu. Ai është i vetmi njeri që mund ta kthej vendin në normalitet. Po Baca është pa qejf, se kam qejf ti them Baca, dhe i urojmë shërim të shpejtë’, tha Kujtim Gjuzi.
Sipas Gjuzit, kryeministri Edi Rama ka frikë vetëm një njeri dhe ai është Sali Berisha.
“I vetmi njeri që e zgjidh krizën në Shqipëri është Sali Berisha. Edi Rama ka frikë vetëm një njeri në Shqipëri dhe ai është Baca, siç më pëlqen mua ta quaj. Zjarrin e ndalon vetëm një njeri dhe ai është Sali Berisha”,-tha Gjuzi.