E zbulon I dashuri i Adrianës: Ajo ende u kërkon leje prindërve për të dalë, ndonjëherë sillet si fëmijë

18:16 | 06 Nëntor 2020

I dashuri i Adrianës: Ajo ende u kërkon leje prindërve për të dalë, ndonjëherë sillet si fëmijë.

Keith Groeneved ka nisur një lidhje dashurie me aktoren e mirënjohur kosovare, Adriana Matoshi, derisa dyshja nuk hezitojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit edhe publikisht.

Groeneveld ka zbuluar gjithçka nga fillimi e deri në fund në lidhje me romancën e tij me Matoshin, të cilën e përshkruan si “person shumë miqësor”.

Fillimisht, ai ka thënë se Matoshin e ka takuar në kafenenë e saj në kryeqytet, dhe se nga aty kishte nisur kjo lidhje dashurie, e cila bëri bujë të madhe në publikun kosovar ditëve të fundit.

“Unë shkoja shumë shpesh në kafenenë e saj me miqtë e mi dhe çdo herë e shihja atë si person shumë miqësor me të gjithë. Nuk e dija se ishte aktore, kam biseduar me shoqen e saj më të mirë dhe ajo më tregoi gjithçka për të – që ajo ishte aktore – dhe se ajo kishte fituar një çmim në Francë”, ka deklaruar fillimisht Keith Groeneveld për “Zeri.info”, duke vazhduar:

“Në atë mbrëmje kërkova në ‘Google’ dhe e pashë se sa e madhe ishte ajo (Adriana). Nuk mund ta besoja se sa miqësore dhe e dashur ishte ajo me të gjithë. E kam adhuruar atë prej atij momenti edhe më shumë. Kjo e tregon se çfarë personi ishte ajo”.

Groeneveld ka treguar më pas se si e ftoi për darkë Adrianën si dhe për bisedën që pati me të.

“Më pas ishte ditëlindja ime dhe unë e pyeta të dilnim për darkë. Ne biseduam shumë. Ajo më tregoi për jetën e saj dhe Kosovën. Më tha se sa të talentuar janë shqiptarët si dhe për kulturën. I fola për jetën time dhe përvojën. Mund ta shihja nga ajo ditë se sa e mrekullueshme ishte ajo dhe e fortë. Me zemër të madhe. Energjia ishte e vërtetë”, tregon më tej ai.

“Adriana është një artiste e madhe, por sërish i kërkon leje prindërve për të dalë jashtë. Kjo tregon se çfarë personi është ajo. Nganjëherë ajo sillet si fëmijë dhe unë jam më i pjekur se ajo. Pas këtij takimi, unë bisedova me shoqen e saj për ta pyetur se çfarë mendon ajo dhe a i pëlqeva (qesh). Ne u takuam sërish, kështu shkoi gjithçka”, shtoi ish-futbollisti i Feronikelit.

Më tej, Keith Groeneveld, i cili dikur kishte përfaqësuar të rinjtë e Kombëtares së Belgjikës, zbulon se ka filluar të mësojë edhe gjuhën shqipe, por që sipas tij, është tejet e rëndë.

“Unë mund të flasë pak shqip, por mendoj se është shumë e rëndë. E pëlqej gjuhën dhe kam arsye ta mësoj atë. I flasë katër gjuhë dhe gjuha shqipe do të jetë e pesta”, potencoi Groeneveld.

Komento: