E zbulon Labinot Tahiri, do të kandidojë për kryetar të kësaj Komune – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E zbulon Labinot Tahiri, do të kandidojë për kryetar të kësaj Komune

23:00 | 23 Shkurt 2019

Labinot Tahiri thotë se do të kandidojë për kryetar të Ferizajt.

Deputeti Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri thotë se gjasat janë shumë të mëdha që ai të kandidojë për kryetar të Ferizajt.

“Unë jam në AKR, por në Ferizaj duhet me punu shumë AKR’ja. Të gjithë në atë parti munden me i relaksu punët me mua. A nëse duan të mi këpusin këmbët me mua jo”, tha ai.

Ai, tregoi pse do të tentojë të bëhet i pari i Ferizajt.

“Duhet me tentua me u bë kryetar i Ferizajt, duhet me pa gjithë popullata se si punohet me një qytet kur ti e do vërtetë. Dikush ka mundësi me i rregullua gjërat për 4 vjet që nuk janë rregulluar që 20 vjet”, tha ai.

Komento: