E zbulon Rangnick: Chelsea më kërkoi mua si trajner para Tuchelit

21:40 | 14 Shkurt 2021

Rangnick: Chelsea më kërkoi mua si trajner para Tuchelit.

Trajneri Ralf Rangnick ka zbuluar se Chelsea i kishte ofruar pozitën e trajnerit para Thomas Tuchelit.

Trajneri Frank Lampard u shkarkuar nga stoli me 25 janar, derisa Tuchel e zëvendësoi, pasi ky i fundit u shkarkua nga PSG-ja para disa muajve, transmeton lajmi.net.

Por, Rangnick ka zbuluar se “Blutë” i kanë ofruar këtë shans, por e refuzoi shkaku që ishte mesi i sezonit.

“I thashë: ‘Do të doja të vija dhe të punoj me ty, por nuk mund ta bëj për katër muaj. Unë nuk jam trajner i përkohshëm”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Tuchel ka ndryshuar sistemin e lojës te klubi londinez që nuk di për humbje.

Komento: