E zë rryma në banjë, ndërron jetë imami në Novosellë

21:03 | 12 April 2019

Një rast i rëndë ka ndodhur në Pejë.

Ramë Blakaj 38 vjeç u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Novosellë të Pejës në shtëpinë që jetonte tash e 12 vjet.

Blakaj, imami i xhamisë në fshatin Novosellë të Pejës, dyshohet se humbi jetën nga rryma në kohën kur po bëhej gati të takohej me shokët.

Familjarët tregojnë se atë e kapi rryma derisa po pastrohej në banje.

Në familjen Blakaj kjo është një rast tragjik pasi që dy muaj më parë kishte ndërruar jetë edhe vëllai i madh i të ndjerit.

Rasti i papritur ka prekur edhe kolegët e Blakajt.

Ndërkaq, Prokuroria është duke hetuar këtë rast.

Varrimi i të ndjerit është bërë të premten në varrezat e në Vrellë të Istogut.

Komento: